ZRRE: S’do të ketë shtrenjtim të rrymës – pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm

by Merita

Zyra e Rregullatorit për Energji ka thënë se nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht, duke sqaruar se shqyrtimi tarifor fillon tek në fund të këtij viti dhe zgjat deri më 31 mars 2025.

Nga ZRRE kanë thënë se pritet furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike.

banner

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është e përkushtuar në informimin e drejtë të opinionit publik, andaj lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në portale të ndryshme që kanë të bëjnë me paralajmërimin për shtrenjtim të energjisë elektrike, e njofton opinionin publik se sipas legjislacionit në fuqi, shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri më 31 mars 2025, rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Andaj, kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë.

Për më shumë, ZRRE ju njofton se pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, bazuar në realizimin e remonteve të planifikuara të njësive gjeneruese termike, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe një sasie të energjisë elektrike të importuar”, thuhet në njoftimin e ZRRE.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy