Aliu: S’kemi pasur kontratë me kompani të Radoiçiqit

by Nexhat

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mohuar se ministria e tij ka dhënë tenderë kompanisë “RAD”, e cila lidhet me Milan Radoiçiqin.

Gjatë një diskutimi me analistin politik Dardan Gashi, i cili ia dëshmoi me letër dhënien e tenderit kësaj kompanie në shtator të vitit 2021, ministri ka theksuar se një marrëveshje e tillë nuk ekziston

banner

“Nëse kjo kontratë është nënshkruar dhe është publikuar, jam i bindur se është anuluar menjëherë sapo është kuptuar lidhja me një kriminel. Çdo kontratë me kompani të tilla anulohet automatikisht”, ka deklaruar Aliu, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Në atë moment ministri Aliu mori një mesazh nga zëvendësministri Durmishi, i cili sipas tij, thotë se nuk ka pasur kontratë me kompaninë “RAD”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy