Ish-deputeti serb: Vuçiqi po shkatërron vetveten, sovraniteti në veri është i dukshëm

by Nexhat

Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, nga partia e presidentit Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet sa më parë.

Shormaz ka theksuar se “është e rëndësishme që të përfundohet ky proces, pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që deri në vitin 2030 të gjithë vendet e rajonit të jenë anëtare”.

banner

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Shormaz ka kritikuar Vuçiqin për menaxhimin e sulmit terrorist në Banjskë, i cili përfundoi me humbjen e policit Afrim Bunjaku.

Ai ka shtuar se ndryshimet në veri tashmë janë të dukshme, me serbët që marrin pasaporta kosovare dhe fillimin e pagesave të energjisë.

Shormaz gjithashtu ka theksuar se në Serbi pas sulmit terrorist menjëherë nisi një fushatë për zgjedhje, ndërsa çështja e situatës në veri është anashkaluar

“Vuçiq ka shkatërruar vetveten me aksionin që ka përfunduar tragjikisht me katër jeta, të policit të Kosovës dhe serbëve. Është interesante se pas kësaj nis fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme, askush nuk flet për Banjskën. Ndërsa, ndodh që ndryshohen targat, serbët marrin pasaportat, marrin patentë shofer, dokumente personale, fillon të paguhet rryma. Në veri mbyllen zyrat postare të bankave, pompat e karburantit, dinari ndalohet, të gjitha këto kanë ndodhur ndërsa në Serbi askush nuk flet për këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Ai ka kritikuar edhe mungesën e ndihmës nga miqtë perëndimorë që Serbia të lirohet nga Vuçiqi.

“Miqtë perëndimor nuk po i ndihmojnë Serbisë që të lirohet nga Vuçiqi, ka mbetur që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe puna do të përfundojë në fund kur do të miratohet marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar Shormaz për Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy