Lilë – Real Madrid është një prej ndeshjeve që vlen sot(21:00) në kuadër të Ligës së Kampioneve. Sfidë interesante ku nga minuta e parë pritet ta nisë Edon Zhegrova
Një mungesë e madhe për sfidën është ajo e Kilyan Mbappe. Ançeloti megjithatë i ka zëvendësuesit e shumtë dhe për këtë më poshtë iu sjellim formacionet e mundshme.
LILË (5-4-1): Shevalie; Santos, Munier, Diakite, Aleksandro, Baker; Zhegrova, Andre, Kabela, Sahraui; David. Trajner: Bruno Genesio
REAL MADRID (4-4-2): Lunin; Lukas Vaskez, Rydiger, Militao, Mendi; Valverde, Tçuameni, Kamavinga, Gyler; Rodrigo, Vinicius. Trajner: Karlo Ançeloti
Edon Zhegrova ka shënuar tre gola në pesë ndeshjet e tij të fundit. Ai do të përballet me Ferland Mendy duke i krijuar vështirësi në fazën e mbrojtjes