39
Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë vitit 2023-2024, i dyshuari duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë, nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 euro.
“Mushtisht /2023-2024. Më datë 01.10.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 euro”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.