Objektivi tjetër i Izraelit do të jetë Turqia, thotë Erdogan

by Nexhat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se operacionet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në territoret palestineze dhe Liban mund të synojnë së shpejti Turqinë.

“Ndërsa Izraeli po kryen sulme terroriste në Liban, ai bën çdo lloj provokimi për të tërhequr vendet e rajonit në zjarrin e tij”, ka thënë Erdogan më 1 tetor gjatë fjalimit të tij për rihapjen e parlamentit pas një pushimi dy mujor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Informim.net

banner

Presidenti turk paralajmëroi se veprimet e Izraelit mund të shtrihen më tej, duke synuar përfundimisht Turqinë.

“Pas Libanit, vendi tjetër [që Izraeli] do t’i drejtojë sytë, ju them qartë, kah atdheu ynë… Ëndrrat e [kryeministrit Benjamin] Netanyahu përfshijnë Anadollin”, citohet të ketë thënë më tej ai.

“Sido që të jetë kostoja, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë kundër Izraelit dhe të ftojë botën në këtë qëndrim. Turqia do të bëjë çmos për të krijuar një front njerëzor”.

Erdogan kritikoi gjithashtu ata që avokojnë që Turqia të mbetet neutrale në tensionet në rritje.

“Ne jemi përballë një rrjeti pushtues që synon të hedhë në zjarr të gjithë rajonin. Askush me një grimë ndërgjegje nuk mund të heshtë përballë një rrjeti të tillë”.

Ndërkohë, Erdogan rinovoi thirrjen e kahershme të Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) për një kushtetutë të re.

“Nevoja për një kushtetutë të re dhe civile po bëhet gjithnjë e më evidente”, tha ai.

Siç vënë në pah mediat, thirrja për një kushtetutë të re përballet me pengesa pasi bllokut qeverisës i mungon shumica e nevojshme parlamentare për të avancuar propozimin.

Për ta çuar procesin në referendum, do të duhej mbështetje nga më shumë se 30 deputetë të opozitës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy