Në një komunikatë për publikun, Policia e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me punën e tyre përgjatë muajit Shtator 2024 në Rajonin e Pejës. Sipas kësaj komunikate, Stacionet Policore, pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit shtator 2024, kanё realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar.
Gjatё muajit shtator nga data 01.09.2024-30.09.2024, janё arrestuar tridhjetë e tre (33) persona tё dyshuar. Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar ne seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente.