Ziadin Sela: Fronti Europian nuk do të lejojë nënçmimin e shqiptarëve

by Nexhat

Fronti Europian sot ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën siç theksuan, kanë shpalosur dështimet në 100 ditët e para të qeverisë së re.

Kryetari i ASH-së që është pjesë e këtij koalicioni, Ziadin Sela, në fjalimin e tij tha se koalicioni VLEN është vendosur në shërbim të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski. Ai theksoi se Fronti Europian do të mbrojë demokracinë e vendit, duke shtuar “protestat nuk janë destabilizim, por mjet demokratik”,

banner

“Nëse do t’i konsideronim kundërshtarë politik, do t’iu gëzoheshim dështimeve të tyre, por i konsiderojmë njerëz të një gjuhe dhe gjaku dhe nuk mund t’iu gëzohemi dështimeve të tyre. Kur e nxjerrim një shqiptar nga puna, duhet ta dijmë se ai është kandidat potencial për të marrë autobusin dhe për të shkuar në Gjermani. Sot është akti më i lartë patriotik që shqiptarët t’i mbajmë këtu. Nuk do të lejojmë që kryeministri të na thotë se ku është atdheu e mëmëdheu. Këtë ua thotë atyre të cilëve më kanë pasur kryetar”

“Thonë se kurrë nuk do të kalojë Ligji për branitellat. E thonë këtë sepse e dijnë që ka një Ilire Dauti e cila nuk e kalon këtë ligj. Ata fshihen pas burrërisë së Ilire Dautit. Nuk do të kalojnë as shumë gjëra tjera. Kryefjala e çdo paraqitje publike e Mickoskit dhe eksponentëve të OBRM-PDUKM-së ka qenë destabilizimi. Destabilizimi është frika dhe klima që mundohen ta ndërtojnë, për të realizuar atë që e kanë premtuar – heqjen e mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit”, tha mes tjerash Sela.

Ai gjithashtu theksoi se “Fronti Europian nuk do të bëhet pjesë e qeverisë”, duke shtuar se me këtë nuk do të legjitimojnë nënçmimin e shqiptarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy