Autostrada Prishtinë-Gjilan, Haradinaj: Punimet pa kualitet e po ecin ngadalë, do të duhej të përfundonte në vitin 2021

by Nexhat

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar punimet që po bëhen për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan. Haradinaj ka thënë se ritmi i punimeve është i ngadaltë dhe thotë se kjo rrugë do të duhej të përfundonte në vitin 2021.

Haradinaj ka thënë se fajet për këtë janë të Qeverisë e cila e ka sjellë një projekt të tillë në gjendje dëshpëruese.

banner

Sipas kreut të AAK-së edhe cilësia e punimeve është e dobët.

Postimi i plotë:

 Zhgënjyes dhe dëshpërues ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan!

Në autostradën që e filluam gjatë qeverisjes sime më 2018, me gjatësi prej 22.3 km dhe e ndarë në 8 llote, në vetëm 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47% e punimeve. Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021.

Pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar. Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët.

Më 9 shkurt, kemi mundësinë të zgjedhim një qeverisje të re që do t’i japë Kosovës zhvillimin që meriton. Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy