“Autostrada Prishtinë-Gjilan, premtimi i Kurtit ishte gabim”, Haziri i reagon ministrit Aliu

by Nexhat

Nënkryetari i LDK’së,  Lutfi Haziri, i cili ishte edhe kryetar i Gjilanit ka komentuar deklaratën e mbrëmshmetë ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se përveç kësaj, Aliu duhet ta pranojë se gabim është edhe mospranimi i dështimit në Stadiumin e Qytetit, deshtimi i ndërtimit dhe vonesa e rrugëve regjionale e impiantit për trajtim të ujërave të zeza.

banner

“Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme.

Shantazhi dhe kërcënimi i z.Hyseni ndaj Kuvendit Konunal është mospranim i gabimeve dhe vonesave të tij në dështimet në Gjilan. Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim!”, shkroi Haziri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy