“Balluku ka vjedhur 50 mln euro me një të rënë lapsi”/ Nuk u lejua të futej në Parlament, deputetja e PD: S’isha e përjashtuar! Përgjigjen do ta marrin më 7 tetor

by Nexhat

Deputetja e PD-së Elda Hoti nuk u lejua të futej në Parlament edhe pse nuk ishte mes deputetëve të përjashtuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoti ka publikuar pamjet kur në Kuvend futet ministrja Belinda Balluku, të cilën e akuzon se ka vjedhur 50 milionë euro me një të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë

banner

Deputetja e PD-së deklaron se ky është Parlament i hajdutëve dhe krimit të organizuar dhe se përgjigjen do ta marrin nga shqiptarët më 7 tetor

Postimi
Nuk isha e përjashtuar dhe isha në detyrën time për të marrë pjesë në seancën parlamentare. Nuk u lejova nga garda në shkelje të çdo ligji dhe rregullorje me urdhër politik

Ndërkohë kjo zonja “krekoset”.
– Belinda Balluku, ka vjedhur 50 milionë euro me një të rënë lapsi ne tunelin e Llogarasë.
– Vodhi dhe do të vazhdojë të vjedhë me rrugën Thumanë-Kashar 1.3 mld €.
– Vjedh çdo ditë me anijet termocentral
– Rriti me 260 milionë euro buxhetin për vetëm 3 rrugë
– Vjedh çdo ditë me të ashtuquajturën bursë e energjisë

Ky është Parlament i hajdutëve dhe krimit të organizuar. Përgjigjen do ta marrin nga Shqiptarët të hënën 🗓️7 Tetor ⏰në orën 18:00!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy