Dita e Bashkimit të Gjermanisë, Bislimi i jep kredit Berlinit: Rol vendimtar në mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare

by Nexhat

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e shënimit të datës së Bashkimit të Gjermanisë.

Siç ka njoftuar, ZKM-ja, të enjten, Bislimi ka shprehur vlerësimin për përkrahjen e Gjermanisë ndaj Kosovës, sidomos në etapat shtetndërtuese.

“Mbështetja juaj ka qenë e rëndësishme në forcimin e institucioneve tona, avancimin e ekonomisë dhe nxitjen e zhvillimit shoqëror. Kujtojmë me mirënjohje të thellë rolin vendimtar të Gjermanisë në mbështetjen e aspiratave të Kosovës në arenën ndërkombëtare. E vlerësojmë shumë kontributin e Gjermanisë në fusha të tilla si zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shkëmbimi kulturor, teksa forcojmë edhe bashkëpunimin tonë ekonomik e shoqëror, i cili kontribuon edhe në stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit”, ka deklaruar Bislimi.

Po ashtu, Bislimi a thënë se  Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Kështu, ai ka përmendur mbështetjen e shteteve aleate, si Gjermania. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy