Doli nga shtypi libri më i ri monografik “Krimet Serbe në Suhodoll, 1998/1999″ nga Muhedin Ibishi

by engel

Muhedin Ibishi duke jetuar e punuar në vendlindjen e tij, si mësimdhënës në shkollën SH.M.L.T ‘’Arkitekt Sinani’’ në Mitrovicë njeherit edhe përfaqësues i Suhodollit ishte aktiv në grumbullimin e materialit për krimet serbe ndaj popullatës shqiptare në Suhodoll.

Autori ka qenë i vetëdijshëm se vetëm ajo çka është e shkruar do të mbesë, ka kryer një mision të rëndësishëm sa personal po aq edhe moral, duke i dhuruar vendlindjes dhe bashkëvendësve të tij një botim i cili pasqyron të kaluarën e vendlindjes së tij.

banner

Ndërsa në librin monografik “Krimet Serbe në Suhodoll 1998/99 , autori i ka paraqitur realisht krimet sebe, debimet e popullatës Shqptare nga shtëpitë e tyre, vrasjet, plagosjet e deri tek varrezat masive të ndodhura në Suhodoll.

Nuk ka dilemë se me ketë botim autori ka nderuar të rënit për lirinë e Kosovës që sot e gëzojmë sepse ka shkruar një libër më plot pasion dhe përkushtim.

Materiali i mbledhur për një periudhë të gjatë kohore sot është publik dhe do ta vlerësojë opinioni i gjerë. Kështu qe autori i kesaj monografie Msc. Muhedin Ibishi falenderon familjen dhe bashëvendasit e tij të cilët asnjëherë nuk hezituan për ta ndihmuar në grumbullimin e materialit për këtë monografi.

Faleminderit shtypshkronjës:
‘’Lena Graphic Design’’ në Prishtinë e cila ka bërë një punë të mrekullueshme.
Faleminderit:
Prof.Ass.Dr.sc.Mensut Ademi-Redaktor
Recensent:Veli Kajtazi
Lektor: Prof. Fazli Hajrizi
Ideatorja e ballines:
Lendita Uka Ibishi
Te gjithë punuam së bashku dhe monografia është në duart e lexuesve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy