Edon Zhegrova flet pas fitores ndaj Real Madrid

by jonzefaj

Edon Zhegova u zgjodh lojtari i ndeshjes në Ligën e Kampionëve duke qënë pjesë e fitores ndaj Real Madrid.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 për skuadren nga Franca, Lille.

Fitorja u arrit me golin e vetëm të realizuar nga pika e bardhë, Jonathan David e dërgoi topin në rrjetë në minutën 45′ +2 në penalltinë e fituar nga sulmuesi Kosovar, Edon Zhegrova.

Satistikat nuk tregojnë sa duhet impaktin e madhë që bëri në ndeshje reprezentuesi kosovarë.

Djaloshi 25-vjeçar luajti plotë 90′ minuta të ndeshjes duke krijuar 2 shanse të mëdha për skuadrën e tij. Poashtu mori guximin 10 herë në ndeshje të dribloj një kundërshtar si Eduardo Camavinga.

Edon Zhegrova pas ndeshjes tha: “Shpirti i ekipes bëri diferencën. Secili dha gjithçka, në çdo pozicion.”

“Kjo ishte ajo çfarë trejneri kërkoi nga ne sepse e dimë që Real Madrid është një klub me kualitet të madhë.”

Por mendoj se sot ishte shpirti ekipes, të gjithë së bashku, kjo bëri diferencën.

Ai poashtu shtoi: “Mendoj se nëse vazhdojmë kështu, me të njejtin mentalitet me të njejtin shpirt. Shpresoj se do të shkojmë sa më lart që të mundemi.”

“Jemi në dijeni që Liga Kampionëve ka ekipe të mëdha, faza të mëdha, po ne duhet të mundohemi ta fitojmë çdo ndeshje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy