Hoti: Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim të kthehet prapa – përkeqëson ambientin për biznes

by Nexhat

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim duhet të kthehet prapa dhe të përgatitet projektligji i ri, meqë si i tillë deklaron se e dëmton cilësinë e raportimit financiar në vend dhe se e përkeqëson ambientin për biznes,

Sipas Hotit, ky projektligj do të ketë ndikim negative në tregun e kredive, në investime jashtme dhe të brendshme në sektorin privat, si dhe në besueshmërinë e përgjithshme të publikut dhe investitorëve në raportimet financiare të korporatave në Kosovë

banner

“Me ndihmën e Bankës Botërore dhe organizatave të tjera relevante, si dhe me përfshirjen e shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit, duhet të përgatitet projektligji i ri që e zëvendëson plotësisht ligjin ekzistues dhe që transpozon në tërësi direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e raportimit financiar.  Në asnjë formë nuk duhet të cenohet integriteti dhe pavarësia e shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe raportimit. Ka arsye të fuqishme që ligji ekzistues e ka definuar pavarësinë e tyre dhe ndërlidhjen e funksionimit të tyre me Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit”, ka shkruar Hoti.

Ai ka renditur edhe katër arsyet për këtë konstatim që ka dhënë:

1. Projektligji e shkëput lidhjen e shoqatave vendore të kontabilitetit dhe auditimit me Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit sa i përket licencimit dhe funksionimit të tyre. Kjo është bërë përmes nenit 2 dhe nenit 4 të projektligjit.

2. Është rritur roli i Qeverisë, përmes Këshillit Kosovar për Raportim Financiar, në punën e përditshme të shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit. Neni 4, pikat 3 dhe 4, e bëjnë të qartë këtë.

3. Ministrit të Financave i është dhënë autorizim i pakufizuar dhe i paqartë për nxjerrjen e akteve nënligjore kur një shoqate i revokohet licenca. Kjo specifikohet në nenin 6, pika 2.11.

4. Edhe më problematike është mostranspozimi i direktivave të Bashkimit Evropian lidhur me këtë fushë në këtë projektligj. Kjo është e pakuptimtë dhe e dëmshme. Fusha e raportimit financiar është fusha kur direktivat e Bashkimit Evropian duhet të transpozohen plotësisht. Ky është obligim edhe sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Edhe sikur mos të ishte obligim, është në interesin e ekonomisë së Kosovës që të zbatojë të njëjtat rregullta të raportimit financiar në mënyrë që investitorët dhe publiku i gjerë të vlerësojnë më lehtë dhe më qartë gjendjen e financave të bizneseve, i cili vlerësim është faktor kryesor për investime dhe për çështje tatimore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy