Rreth 100 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet e pamëshirshme izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 7 tetori i kaluar në 41,788, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë në territorin e shkatërruar nga lufta. Një deklaratë e ministrisë shtoi se rreth 96,794 të tjerë u plagosën në sulmin në vazhdim.
“Forcat izraelite vranë 99 persona dhe plagosën 169 të tjerë në tetë masakra të familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” -tha ministria.
Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKBsë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës qëkur kishte ndodhur sulmi terrorist nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar ku mbeten të vdekur mbi 2 mijë izraelitë.
Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.