Ministria e Mbrojtjes i jep tender afër 59 mijë euro kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të Kurtit

by Merita

Vëllai i Luan Dalipit, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, ka fituar tender nga Ministria e Mbrojtjes në vlerë prej 58 mijë e 997 euro përmes kompanisë Management & Development Associates L.L.C..

Në këtë kompani me parë kishte punuar si konsulent edhe vet Luan Dalipi.

banner

Në fakt, në këtë kompani, që fitoi tender nga Ministria e Mbrojtjes ende punon vëllai i Dalipit, Driton Dalipi, raporton Gazeta10.

Kompania e vëllait të shefit të Kabinetit të Kurtit ka fituar tender nga Ministria e Mbrojtjes për “Shërbimet e marketingut për kampanjë të rekrutimit dhe marrëdhënie me publikun për nevojat e FSK-së”.

Ky tender sipas njoftimit për dhënien e kontratës nga KRPP, peshon hiç më pak se 58 mijë e 997 dhe personi kontaktues nga kompania fituese është Driton Dalipi.

Në këtë tender kanë aplikuar 7 kompani përderisa oferta fituese ishte më e lira, ndërkaq ajo më e shtrenjtë peshonte në vlerë prej 77 mijë e 450 euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy