Reforma e arsimit në Prishtinë, Abdixhiku e deputeti gjerman e vizitojnë dhe hanë drekë në njërën nga shkollat me mësimgjithëditor

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bashkë me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer, kanë qenë sot në njërën nga shkollat me mësim gjithëditor në Prishtinë.

Sipas Abdixhiku, Beyer tha se në atë shkollë pa një sistem me standarde sikurse në Gjermani

banner

“Aty pamë nga afër transformimin e vërtetë nga një sistem edukimi me vështirësi, tek një sistem me standarde – në fjalë të Peter – sikurse në Gjermani. Dhe ashtu ishte!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tha se fëmijet ushqehen me shujta të ngrohta, klasët janë me tabela digjitale dhe ka rafte për çantat e rënda.

“Fëmijë që ushqehen me shujta të ngrohta – të cilat ishin shumë të shijshme; kuzhina moderne, klasë me tabela digjitale, rafte për çantat e rënda, detyra të shtëpisë në shkollë, e aktivitete fizike për fëmijët që rrijnë tani 8 orë në shkollë! Mbi të gjitha një kolektiv arsimor që angazhohet me kaq përkushtim nën drejtimin e Liridonit.”

Abdixhiku tha se këtë model do ta implementojnë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy