Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një ndërtesë të pabanuar

by Merita

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë në Zubin Potok.

E si shkak i këtij shpërthimi pati edhe zjarr në një ndërtesë të pabanuar.

Kjo është konfirmuar edhe nga zv/drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili theksoi se nga ky shpërthim për fat të mirë nuk ka të lënduar.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”, tha ai.

Po ashtu Elshani theksoi se ende nuk dihet se cili ishte shkaktari që çoi deri tek ky shpërthim, por se njësitë policore janë duke e hetuar atë.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga çka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy