Zyrtarja e Lartë për Planifikim Strategjik në ZKM i bashkohet LDK-së, Azemi e mirëpret: Nder dhe kënaqësi

by Nexhat

Ibadete Mehmeti i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj njoftoi për këtë aderim, përmes një postimi në Facebook.

banner

“Ibadete Mehmeti i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është nder dhe kënaqësi që tash e tutje ta kemi në mesin tonë, dhe i dëshirojmë mirëseardhje të përzemërt në Rrugën e Re”, shkroi Azemi.

Ai tha se Ibadete Mehmeti shërben aktualisht në Zyrën e Kryeministrit.

“Ibadetja është e lindur dhe e rritur në Ferizaj. Ka mbaruar studimet ne Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar gjithashtu edhe në Fakultetin Juridik. Po aty, aktualisht është duke vazhduar studimet postdiplomike në të Drejtën Komerciale dhe Kontrata”, shkroi Azemi.

“Krahas zhvillimit akademik e intelektual, ajo ka një angazhim e përvojë të gjatë pune në media, institucione financiare e shtetërore. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, ka punuar si gazetare në “Radio Ferizaj”, gazetën lokale “Fer Pres” dhe në “Radio Tema”. Pastaj, si studente në vitin 2003, është punësuar në “Kasa Bank”, tashmë “NLB Bank”, në Ferizaj. Karrierën në sistemin bankar nga viti 2008 e ka vazhduar në bankën “TEB” në Ferizaj, për t’u transferuar tutje nga viti 2013 në Prishtinë. Pas afro 14 vitesh eksperiencë në institucionet financiare, në vitin 2016, Ibadetja punësohet ne Zyrën e Kryeministrit, ku aktualisht shërben si Zyrtare e Lartë për Planifkim Strategjik”, shtoi ai

Azemi thotë se “profili i saj si juriste dhe ekonomiste dhe përgatitja profesionale e përvoja e bujshme, janë jashtëzakonisht të dobishme” për LDK-në.

“LDK është derë e hapur për kuadrot si Ibadetja, dhe angazhimi i përbashkët në këtë kohë është kontribut që u duhet vendit dhe të ardhmes së tij. Ibadete Mehmeti është e martuar dhe është nënë e dy vajzave dhe një djali. Suksese në rrugëtimin e përbashkët, Ibadete! Na priftë e mbara!”, shkroi Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy