Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar vizitat e tij nëpër qytetet e Kosovës. Sot ai ishte në Malishevë, përkatësisht në fshatrat Astrazup dhe Ngucat.
Abdixhiku njoftoi se është pritur ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra, teksa tregoi edhe për brengat që banorët i treguan, duke filluar nga mungesa e rrymës, çmimet e rritura dhe ikja e të rinjve.
“Përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike – madje dhe vet rrymës – e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme.
Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot. Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara. Prandaj, le ta ndërtojmë një Kosovë të jetueshme për qytetarët tanë! Një Kosovë që merret me brengat e tyre në secilin hap”, shkroi Abdixhiku.