Afera e grurit/ Prokuroria konfirmon intervistimin e Ridvan Muharremit “si i pandehur për një çështje në hetim”

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se po interviston biznesmenin Ridvan Muharremi, emri i të cilit u bë i njohur për skandalin me rezerva shtetërore.

Nga Prokuroria kanë thënë se ai po intervistohet në cilësinë e të pandehurit për një çështje që po hetohet nga kjo prokurori.

banner

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Ndryshe, Muharremi ishte arrestuar para një viti, lidhur me aferën e rezervave shtetërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy