Gjenden trupat e 14 viktimave nga përmbytjet katastrofike në Bosnjë e Hercegovinë

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez tha se deri më tani sipas informacioneve të ende të pakonfirmuara janë 20 viktima si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve katastrofike në këtë shtet.

Ai tha në Al Jazeera Balkans se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Bosnje-Hercegovinës, të policisë dhe të forcave ndërkombëtare janë të angazhuar dhe po merren me gjendjen në terren. “Ne do të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e tjera”, shtoi ai.

banner

Ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme.

Ndërkohë, Darko Juka, zëdhënës i Qeverisë së kantonit Hercegovinë-Neretva, ka bërë të ditur se janë gjetur 14 kufoma dhe se ka edhe viktima të tjera, gjersa  situata më kritike është në zonën e Jabllanicës së Poshtme.

Istraga.ba/Ovako izgledaju sela u okolini Jablanice nakon sinoćnjih bujica i odrona. Najmanje tri osobe su smrtno stradale, a strahuje se da je broj mrtvih veći (foto: http://Domovina.ba)


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy