IPK rekomandon suspendimin e policit të dyshuar për përfshirje në plagosjen e sotme në Prishtinë

by Nexhat

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë në dy raste të ndryshme në Prishtinë dhe në Mitrovicë.Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë për dy raste të ndara, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.

Rasti në Prishtinë, siç bën të ditur IPK lidhet me një plagosje me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” sot pas orës 12:00.  

banner

IPK ka dalë në vendin e ngjarjes pasi që dyshohet se në këtë rast është i përfshirë një zyrtar policor

 “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore. Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në veprimet  fillestare hetimore në këtë rast është  lënduar një person nga shkrepja e armës”, thuhet në njoftim.

Personi i lënduar i gjinisë femërore është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK në koordinim Prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin veprime hetimore.

“E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore. I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Rasti tjetër në të cilin IPK ka rekomanduar masën e suspendimit ka ndodhur në Mitrovicë. Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit  pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e të dy rasteve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy