Manchester United pritet të rifillojë bisedimet me Thomas Tuchel në rast se vendosin të ndajnë rrugët me Erik Ten Hag.
Tekniku holandez është nën një presion të madh pas fillimit të dobët të sezonit në Ligën Premier, që përfshin humbjet 3-0 ndaj Liverpoolit dhe Tottenhamit në ‘Old Trafford’ dhe barazimin 3-3 ndaj Portos në Ligën e Kampionëve
Siç raportojnë mediat angleze, Tuchel ishte shumë afër emërimit si zëvendësues i Ten Hag këtë verë, por bisedimet morën fund për shkak të mosmarrëveshjeve se sa fuqi do të kishte gjermani dhe aspekti financiar.
Përveç Tuchel, opsion real në tavolinë mbetet edhe Gareth Southgate i cili po pëlqehet mjaft shumë nga grupi INEOS.
Është lënë të kuptohet se Sir Jim Ratcliffe, pronari i Ineos, ka preferuar Southgate dhe Graham Potter për këtë detyrë, por ka disa figura të ndryshme tek Unitedi që do të marrin vendimin final.
Më herët gjithashtu ishte raportuar se drejtuesit e klubit kanë intervistuar edhe Mauricio Pochettinon dhe Thomas Frank, por që ato nuk patën ndonjë rezultat.
Përndryshe, pas humbjes ndaj Tottenhamit tekniku Ten Hag kishte thënë se nuk është i shqetësuar për pozitën e tij duke insistuar se këtë e kishte sqaruar me drejtuesit