Më 30 tetor, KS i OKB-së debaton për Kosovën

by Nexhat

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 30 tetor.

Kështu është vendosur në agjendën e KS të OKB-së.

banner

Këtë informatë e ka shpërndarë Pascale Christine Baeriswyl nga Zvicra, e cila mban presidencën e radhës të organit prej 15 anëtarësh për tetor.

“Do të ketë gjithashtu ‘pjesëmarrje të nivelit të lartë’ në konferencën e 30 tetorit mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”, tha ndër të tjera zvicerania.

Si rëndom, shtetet anëtare të KS të OKB-së duhet të pranojnë një raport, i cili do të prezantohet në seancë nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Carolyn Ziyade, Shefja e Misionit të UNMIK-ut.

Seanca e fundit në të cilën është diskutuar raporti gjashtëmujor është mbajtur më 22 prill ku Kosova ishte përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy