Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se pastrimi i suksesshëm i minave në Parkun Kombëtar Zatra na sjell më afër qëllimit për një Kosovë pa mina.
Ai tha se vendi i tij ka ndihmuar aktivitetet e pastrimit të minave që nga viti 1999, të cilat kanë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë deri më tani, raporton Gazeta Express.
“Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e çminimit në Kosovë, nga të cilat janë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë dhe kanë demonstruar një përkushtim afatgjatë për një Kosovë pa mina. Pastrimi i suksesshëm i Parkut Kombëtar Zatra na sjell një hap më afër qëllimit”, ka shkruar Hovenier.
Ambassador Jeff Hovenier:Since 1999, the United States has supported demining activities in Kosovo, which have cleared over 23 million square meters of land and demonstrated a long-term commitment to a mine-free 🇽🇰. The successful clearing of Zatra National Park brings us one step closer to the goal. Read all the facts about Zatra https://xk.usembassy.gov/zatra_factsheet/