Numri i viktimave është duke u rritur në zonën e Jabllanicës, në jug të Bosnjës, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë prekur shumë vendbanime përreth.
Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut
Shërbimet e shpëtimit janë ende në kërkim të të zhdukurve, dhe shumë vullnetarë po ndihmojnë të prekurit për të sanuar dëmet rreth shtëpive të dëmtuara dhe të shkatërruara.
Një banore e fshatit Zllatë mes lotësh ka treguar se në mesin e të vdekurve ishte edhe një grua shtatzënë e cila ishte afër lindjes.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga përmbytjet në jug të Bosnjës, katastrof që nuk mbahet në mend: