32
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar dje mërgimtarët në kuadër të vizitës që po zhvillon në Francë.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës.
“Dje, Presidentja Vjosa Osmani takoi mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Francë. Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, thuhet në njoftim.