Tri anëtare të Vetëvendosjes në Drenas japin dorëheqje: Do të bashkëpunojmë me Ramiz Lladrovcin

by Nexhat

Tri anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Mimoza Berisha, Indire Olluri dhe Flota Bujupi kanë njoftuar se kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti dhe se do të bashkëpunojnë me kryetarin e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Berisha, e cila shkroi në emër edhe të Ollurit dhe Bujupit, tha se arsye për këtë vendim është “puna joprofesionale dhe jo e drejtë, nga individë të caktuar, që janë pjesë e strukturave të larta të Lëvizjes” në këtë komunë.

banner

Ajo tha se në bisedat me anëtarë tjerë të LVV-së në Drenas, por edhe nga takimet me qytetarët, kanë parë që “simpatizimi dhe shpresa e tyre për Lëvizjen ka rënë shkaku i keqmenaxhimit!”

Këtë postim të saj e ka shpërndarë edhe Lladrovci

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Përmes këtij shkrimi, unë, Mimoza Berisha, se bashku me Indire Ollurin dhe Flota Bujupi ju njoftojmë se po japim dorëheqje, nga gjitha përgjegjësitë tona si anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenas.

Arsyet që na kanë nxitur deri të ky vendim kanë qenë të shumta si: puna joprofesionale dhe jo e drejtë, nga individë të caktuar, që janë pjesë e strukturave të larta të Lëvizjes në qytetin tonë ,standardet e dyfishta që janë përdorur dhe pakënaqësitë tjera në funksionimin e degës.

Madje, edhe në bisedat me anëtarë tjerë të LVV-së në Drenas, por edhe nga takimet me qytetarët, kemi parë që simpatizimi dhe shpresa e tyre për Lëvizjen ka rënë, shkaku i keqmenaxhimit!

Ndërsa, si arsye për bashkëpunimin me z.Ramiz Lladrovcin, mund të listohen sukseset e tij në qeverisje, respektimi i kuotës gjinore, nga ana tij, por, mbi të gjitha vlerësimi dhe besimi i tij ndaj fuqisë së grave!

Degës së VV-së në Drenas ju urojmë suksese në vazhdimësi me shpresën e ndryshimit në struktura!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy