Katër ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e gjashtë, prodhuan surpriza sa i përket rezultateve.
Bayer Leverkusen mori barazimin e dytë radhazi, teksa u ndal në shtëpi 2-2 nga Holstein Kiel. Skuadra e Alonsos nuk ia doli të ruajë avantazhin e dyfishtë, falë golave të shpejtë të shënuar në start. “Aspirinat” renditen në vendin e pestë, me 11 pikë të grumbulluara deri tani.
Surprizë ishte edhe humbja e Borussia Dortmund, që u mposht në transfertë nga Union Berlin me rezultatin 2-1. Verdhezinjtë zbresin në vendin e shtatë me 10 pikë, ndërsa Union Berlin mban vendin e gjashtë me 11 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Wolfsburg triumfoi 1-3 ndaj Bochum, ndërsa Feriburg fitoi minimalisht ndaj Werder Bremen.