Marash Kumbulla realizon golin e parë me Espanyol

by Merita

Marash Kumbulla protagonist. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e parë me fanellën e Espanyol.

Kumbulla ndëshkoi Majorkën, në ndeshjen e kampionatit, të luajtur në RCDE Stadium (Cornella de Llobregat).

banner

24-vjeçari shfrytëzoi në maksimum një krosim të Jofre, teksa i shpëtoi mbulimit të kundërshtarit dhe me një goditje me kokë, dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Kumbulla po luan ndeshjet e para me Espanyol, ku deri me tani është angazhuar në 7 takime.

Ai është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për 2 ndeshjet e radhës në Nations League, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy