Përmbytje të tmerrshme në Bosne dhe Hercegovinë, 21 persona e humbën jetën, ka edhe të zhdukur

by engel

Të paktën 21 persona humbën jetën në përmbytjet katastrofike që goditën Bosnjën dhe Hercegovinën. Në zonën e Jabllanicës jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut e kanë humbur 17 persona.

Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi qindra persona konsiderohen të zhdukur. Një numër i madh shtëpish u shkatërruan, u shembën rrugë, ura, madje edhe një linjë hekurudhore.

Po kërkohet strehim për një numër të madh personash që kanë mbetur të pastrehë.
“Deri më tani është konstatuar se kanë vdekur 16 persona”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Qarkut Neretva, duke iu referuar viktimave kufomat e të cilëve janë gjetur në Jabllanicë.

Jabllanica ishte komuna më e prekur nga vërshimet e mbrëmshme.
Sipas njoftimeve të mediave, dhjetëra persona janë duke u kërkuar në vendbanimin e Jabllanicës, andaj ekziston frika se bilanci i zi i vërshimeve është shumë më i lartë.

U përmbytën edhe zonat e Kiseljakut, Kreshevës, Vareshit, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy