Nëpërmjet profilit të saj zyrtar, Presidentja Osmani njoftoi se ka marrë pjesë në darken e organizuar nga Presidenti Macron me krerët e shteteve të Frankofonisë.
Në fotografitë që ajo i ka shpërndarë, ajo shihet e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu dhe takime që ka pasur me liderë të ndryshëm që ishin aty të pranishëm.
Bëjnë përshtypje fotografitë me Presidentin Macron ku vërehet një respekt dhe nderim i veçant nga ana e Presidentit të Francës për Presidenten Osmani.
Postimi i plotë:
“Mbrëmë në Pallatin Élysée në Paris, në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë”.