Shiu i dendur që ra gjatë ditës dhe natës së djeshme në Malin e Zi shkaktoi përmbytje që dëmtuan disa fshatra, uji depërtoi nëpër shtëpi dhe mori me vete objekte, ndërsa rrugët në disa vende janë të mbuluara me ujë.
Sipas mediave nacionale në Malin e Zi, në Zhabljak uji ka hyrë nëpër shtëpi, në Komarnicë është ndërprerë rruga për në fshat dhe uji po bart objekte, ndërsa komunikacioni është ndërprerë në një pjesë të komunës së Danilovgradit, në Frutak dhe Bresticë dhe në rrugën Podanje. – Klikovaçe.
Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiq, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri të vendit.
Ai shpërndau në rrjetet sociale pamje që shfaqin lumenjtë e fryrë dhe shtëpitë e përmbytura përreth. Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi në disa fshatra të kësaj komune u ndërpre. Reshjet e mëdha të shiut e kanë rritur nivelin e lumenjve edhe në pjesën qendrore të vendit.