BDI me kritika për Qeverinë: Paga minimale duhet të jetë 450 euro, të subvencionohen kompanitë dhe të rriten pensionet

by Nexhat

Deputetja nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari ka numëruar sot në press konferencë, ashtu siç tha,  dështimet e qeverisë aktuale.

Ajdari tha se kjo qeverisje bëri shkurtimin e projekteve kapitale përfshirë dhe korridorin e 8, mosrritjen e pagës minimale, kufizimin e marzhës së produkteve, mos rritjen e pensioneve, mos uljen e kontributeve për sektorin privat dhe mos ndarjen e 10 mijë eurove për çdo qytetar

banner

Nga BDI kërkojnë që paga minimale të jetë 450 euro, dhe qeveria të rrisë subvencionet e kompanive dhe të sigurojë jetë më të mirë për qytetarët.

“Maqedonia e Veriut është në krizë të thellë ekonomike dhe bruto prodhimi vendor do të jetë më i ulëti në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Demokratik për Integrim iu bën thirrje institucioneve që urgjentisht të ndërmerren masa konkrete për rritjen e pagës minimale – minimum 450 euro dhe në mënyrë lineare për të gjitha pagat tjera në vend. Për subvencionimin e kompanive vendore që të rrisin konkurrentshmërinë e tyre, të mbulohen harxhimet rrugore të të punësuarve që vendin e punës e kanë më shumë se 15 kilometra nga vendi ku jetojnë. Të fillojnë reforma për zvogëlimin e kontributeve për sektorin e biznesit që të mbajnë të punësuarit e tyre duke pasur mundësi t’i rrisin pagat në sektorin privat. Të ndihmojnë kompanitë për të fituar tregje të reja për eksport. Të kthehet metodologjia për rritjen e pensioneve duke u bazuar në rritjen e inflacionit dhe pagës mesatare në vend. Të ulet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë mikro dhe të vogla. Marrë parasysh se më nuk ka krizë energjetike, të intervenohet në pjesën e akcizave dhe taksave që të mos ketë rritje të konsiderueshme të derivateve”, tha Ajdari

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy