Çfarë pritet të ndodhë në protestën e opozitës? Berisha zbulon detaje

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp foli për protestën e opozitës që do të zhvillohet nesër, më datë 07 tetor, në orën 18:00.

Berisha zbuloi detaje nga protesta e së nesërmes, ndërsa theksoi se ‘nesër fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.

Ndër të tjera kryedemokrati u shpreh se opozita ka marrë vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë.

“Rreth dhe 24 orë na ndajnë, nga dita e madhe e 7 tetorit. Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.

Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar

Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11 vjeçare, të historisë së Shqipërisë. Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet Shqipëria dhe shqiptaria. Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së fundit të Shqipërisë, i ka mbetur.

Është radha jone! Në këtë kontekst, dua të rikujtoj, se opozita shqiptare në 3 vite ka zhvilluar jo një, as dy, as re, por plot 7 protesta kombëtare. Protesta masive, ndër më të mëdhatë që Shqipëria ka parë në historinë e saj.

Këtë mosbindje, ne kemi patur të gjitha mundësitë ta nisnim që 3 vite përpara, në protestën e 7 korrikut 2022. Madje ishte kërkesa kryesore e popullit opozitar për ta bërë këtë. Por në këto 3 vite, ne ndoqëm një qasje tjetër. Kemi mbajtur fjalime. Kemi denoncuar me fjalë. Kemi ngritur zërin. Kemi bërtitur. Por a u dëgjuam ne? Cila është përgjigja që kemi marrë? Në 2022, na vodhën flamurin e partisë. Na detyruan të shkojmë në zgjedhje, pa vulë, pa simbole pa financa, pa komisionerë, pa emrin e liderit në fletën e votimit.”, u shpreh Berisha./tch/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy