Drejtori i Juventusit tregon nëse do t’i ndërpritet Pogbas kontrata

by Nexhat

Paul Pogba ka marrë një lajm të madh, pasi iu reduktua dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Mesfushori francez në janar pritet të rifillojë stërvitjet, derisa në mars mund të luaj edhe zyrtarisht

banner

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli ka bërë një deklaratë për Paul Pogba , të cilit së fundmi iu reduktua ndalimi nga futbolli nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Ka pasur zëra që qarkullojnë që pretendojnë se Juventus do të ndërpresë kontratën e tij, por ekzekutivi i Juventusit pretendon se një vendim ende nuk është marrë.

“Do të marrim një vendim pas deklaratës zyrtare nga TAS”, tha shefi i Juventusit.

“Ai ishte një lojtar i madh, por ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë… le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Guintoli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy