Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: “Turp për ta”

by Nexhat

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael për përdorim në Gaza, gjë që ka shkaktuar kritika të shpejta nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Macron tha se “prioriteti është që të kthehemi te një zgjidhje politike dhe të ndalojmë dërgimin e armëve për të luftuar në Gaza”.

banner

Në një samit në Paris, presidenti francez përsëriti shqetësimin e tij për vazhdimin e konfliktit në Gaza, pavarësisht thirrjeve për armëpushim, dhe ai gjithashtu kritikoi vendimin e Izraelit për të dërguar trupa tokësore në Liban.

Netanyahu iu përgjigj: “Turp për ta”, duke iu referuar Macronit dhe liderëve të tjerë perëndimorë që kanë bërë thirrje për atë që ai e përshkroi si një embargo armësh ndaj Izraelit, shkruan BBC,

Në një video të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se “Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetjen e tyre”, duke shtuar se thirrja për një embargo armësh ishte “një turp”.

Ndërkohë, Macron, në një intervistë me transmetuesin francez, tha se “Franca nuk po i dorëzon asnjë armë Izraelit”.

Ai shtoi: “Unë mendoj se ne nuk po dëgjohemi”.

“Mendoj se është një gabim, duke përfshirë sigurinë e Izraelit”, tha Macron, duke theksuar se konflikti po çon në “urrejtje”.

Macron tha gjithashtu se shmangia e një përshkallëzimi në Liban është një “prioritet” dhe se “Libani nuk mund të bëhet një Gaza e re”.

Zyra e Netanyahut iu përgjigj duke thënë se çdo vend që nuk qëndron me Izraelin po mbështet Iranin dhe aleatët e tij

Netanyahu tha: “Ndërsa Izraeli lufton forcat e barbarisë të udhëhequra nga Irani, të gjitha vendet e civilizuara duhet të qëndrojnë fort në krah të Izraelit”.

“Megjithatë, presidenti Macron dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë po bëjnë thirrje tani për embargo armësh kundër Izraelit. Turp për ta”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy