Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve, apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik në Liqenin e Badovcit, ku humbën jetën tre të rinj.

Konjufca në një postim në Facebook, ka shkruar se me shumë dhimbje ka pranuar lajmin se në aksidentin e mbrëmshëm në Liqenin e Badocit kanë ndërruar jetë tre të rinj

“U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari ka shtuar se bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve dhe miqve të viktimave.

“Shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse. U prehshin në paqe!”, theksoi Konjufca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy