Kurti e mbron qeverinë maqedonase: E mbështesin aksin Prizren-Tetovë, paraprakja fillimisht ishte dashamirëse, më pas ndryshoi

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës tha se e kanë “mbështetjen e plotë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut” për projektin e tunelit që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën.

Albin Kurti e përmendi këtë projekt kur u pyet për tentimin e Qeverisë maqedonase për ndryshimin e disa ligjeve që i prekin edhe shqiptarët.

banner

“Unë besoj që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie shumë të mira si dy vende që janë të orientuara kah Perëndimi demokratik. Maqedonia e Veriut është edhe anëtare e NATO-s dhe në të njëjtën kohë ne bashkëpunojmë në shumë fusha, si rezultat i marrëveshjeve që i kemi bërë. Interesi ynë parësor është rruga Prizren-Tetovë. E dini se si thuhet që ka qenë një qytet në qiell, por kur ra në tokë, malet e Sharrit e ndanë në dy, në Prizrenin dhe në Tetovën, dhe ne tash dëshirojmë që këto t’i lidhim me një tunel dhe për këtë kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, tha Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar të shtunën.

Qeveria aktuale në RMV përbëhet nga VMRO-DPMNE e kryeministrit Hristjan Mickoski dhe koalicionit të partive shqiptare me akronimin VLEN, të cilin Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti në zgjedhjet parlamentare. Qeveria paraprake, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte edhe BDI-ja e Ali Ahmetit, Kurti tha se “në fillim ishte shumë dashamirëse” por më pas “nuk eci” dhe “Maqedonia e Veriut u bë aktive në Ballkanin e Hapur”.

“Qeveria paraprake e Maqedonisë së Veriut në fillim ishte shumë dashamirëse. E bëmë një mbledhje të përbashkët në shtatorin e vitit 2021 mirëpo më pastaj nuk eci dhe Maqedonia e Veriut u bë aktive në Ballkanin e Hapur. Prandaj ne kemi shumë interes që Maqedonia e Veriut të mos jetë pjesë e Ballkanit të Hapur në njërën anë, dhe në anën tjetër të jemi sa më aktivë që marrëveshjen e përbashkët pë aksin Prizren-Tetovë ta realizojmë sa më shpejt”, tha Kurti.

Ai i doli në mbrojtje VLEN-it, që po kritikohet nga partitë shqiptre në opozitë, ndërsa tha se nuk beson që po rrezikohen të arriturat e shqiptarëve.

“Tash ata janë në koalicion edhe me partitë shqiptare, me një koalicion shqiptar. Prej atyre një deputet është nga Lëvizja Vetëvendosje, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku nga Struga, po ashtu nga liqeni i Ohrit, dhe duhet t’u japim pak kohë në mënyrë që të konsolidohen në qeverisje. Unë nuk besoj që rrezikohen të arriturat e shqiptarëve, mirëpo besoj që ka një përpjekje që një trashëgimi jo edhe e mirë që e kanë gjetur këta në qeverisje, t’u përshkruhet këtyre që e kanë gjetur, e jo atyre që e krijuan”, tha Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy