Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar të dielën në Facebook, se kryeminisri i Kosoës Albin Kurti, po synon që me propagandë e “dhunë psikologjike”, t’i bindë qytetarët që ka rritje ekonomike prej 33%.
Haradinaj ka thënë se inteligjenca e qytetarit nuk e meriton të fyhet deri në këtë nivel.
“Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel. I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike”, ka shkruar Haradinaj.
Qeveria e Kosovës vazhdimisht është thirrur për rritje të vazhdueshme ekonomike.
Por, opozita e akuzon atë që po manipulon me shifra duke i keqinterpretuar ato.