Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar për javën që vjen përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak gjatë përmbledhje së aktiviteteve të tij përmes një postimi në Facebook paralajmëroi takim në mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.
“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen për takimin e radhës të negociatorëve kryesorë në Bruksel, të cilin do të dëshiroja ta organizoja në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak, ku paraprakisht tregoi për vizitën e tij që kishte në Mal të Zi, këtë javë.
Ndryshe, dialogu Kosovë-Serbi ëshë në ngërç tash e një kohë. Shumë dipllomatë perëndimorë përmendin rrezkun që ngecja në dialogun do të tensionojë situatën në very të Kosovës.
Ndërkaq, figura të pushtetit si Xhelal Sveçla e Ejup Maqedonci, gjatë panelit për çështjen e sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje këtë vikend, kanë thënë se siuata në very të Kosovës është e përmrësuar.
Ndërkohë, Serbia ka shtruar disa kërkesa për Kosovën që kërkon të zbatohen. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës e akuzon Beogradin për moszbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.