Mësohet se kush janë tre viktimat e Badovcit, emrat dhe vendbanimi i tyre

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se tre të rinjtë që humbën jetë nga ky aksident tragjik janë Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.

Burime nga vendngjarja bejnë të ditur se dy nga tre viktimat janë, A. G nga Hajvalia dhe R. P nga fshati Marec i Prishtinës.

Lajmin për Raporto24 është konfirmuar edhe nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy