Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

by Nexhat

Tifozët e Manchester United po kërkojnë shitjen e njërit prej blerjeve të verës pas paraqitjes së tij të dobët ndaj Aston Villës.

‘Djajtë e Kuq’ dështuan që të fitojnë për të pestën ndeshje radhazi, duke barazuar me rezultat 0-0 ndaj Aston Villës në udhëtim

36-vjeçari Jonny Evans ishte lojtari më i mirë i Unitedit në këtë ndeshje duke marrë në fund çmimin si më i miri në këtë takim.

Sidoqoftë, tifozët e Unitedit nuk janë të lumtur me një sërë gjërash nga ekipi i tyre.

Pas pjesës së parë ata kërkuan nga Ten Hag që ta largojë nga loja kapitenin Bruno Fernandes ndërsa pas përfundimit të saj shumë prej tyre kërkuan shitjen e sulmuesit Joshua Zirkzee.

Zirkzee u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të duke zëvendësuar danezin Rasmus Hojlund, por që ishte ‘i padukshëm’ në fushë duke mos arritur të kontribuoj fare në këtë sfidë.

Një tifoz tha: Shitni Zirkzeen në janar dhe harrojeni që e keni pasur në ekip ndonjëherë.

Një i dytë komentoi: Zirkzee duket sikur nuk ka luajtur futboll asnjëherë, shiteni atë.

Një i tretë shtoi: Më ka mbaruar durimi me Zirkzeen. Ai nuk luan për këtë stemë fare, shiteni atë tek Go Ahead Eagles (ekip në Holandë).

Zirkzee deri më tani numëron dhjetë paraqitje me fanellën e ‘Djajve të Kuq’ ku ka arritur të shënojë një gol ndaj Fulhamit në xhiron hapëse të kampionatit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy