Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk ka akt më patriotik se sa kujdesi për mirëqenie të qytetarëve.
Ai në emisionin Pressing në T7, ka thënë se “Kosova nuk e ka luksin të ekzistojë në mediokritet”.
“A është patriotizëm të flasësh çështje të akuzave e njëfarë romantizmi kështu masiv, apo t’i mbajmë njerëzit në Kosovë. A është patriotizëm të bëjmë ministrinë e Familjes siç e kam ndërmend ta bëj unë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka përmendur sërish themelimin e Ministrisë së Familjes.
“Të jesh i sigurt që me mua brenga financiare të rritjes së fëmijës nuk do të jenë. Jam zotuar që çdo fëmijë që lind në Kosovë t’i mbulojë shpenzimet për 1 vit”, ka thënë Abdixhiku.