Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

by Nexhat

Barcelona ka pasur një fat të keq me lëndime gjatë muajve të fundit dhe kjo tashmë ka vazhduar pasi ata kanë marrë një tjetër goditje të rëndë.

Pas emrave si Marc Bernal dhe Marc-Andre Ter Stegen, i fundit i cili iu bashkua listës së të lënduarve  ishte edhe Feran Torres.

Torres u detyrua që të largohej pas vetëm gjashtë minutave lojë në fitoren e së dielës ndaj Alavesit.

Barcelona tashmë ka konfirmuar se ai ka pësuar lëndim në muskujt hamstring dhe sipas Mundo Deportivo, ky lëndim do ta mbëjë atë jashtë fushave për dy muaj

Torres ka qenë një titullar i rregullt për Barcelonën që prej se Dani Olmo u lëndua në fitoren ndaj Gironës muajin e kaluar.

Humbja e reprezentuesit spanjoll është padyshim një lajm i keq për Flickun i cili e kishte përdorur atë si një alternativë të Olmos.

Lëndimi i tij mund të jetë një lajm i keq për teknikun gjerman, por jo edhe për dyshen Ansu Fati dhe Pablo Torre që tani pritet të marrin më shumë minuta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy