Qeveria rrit pensionet për 20 për qind, pensionistëve nga ky muaj, kategorive të luftës nga janari i 2025

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media, ka njoftuar se është marrë vendimi për rritjen e pensioneve për 20 për qind.

Pensionet do të rriten nga muaji tetor, ndërsa për kategoritë e luftës do të fillojnë nga muaji janar i vitit 2025.

banner

“Duke filluar nga muaji tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: pensioni bazik i moshës, pensioni kontributpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensioni familjar, pensioniinvalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepcës. Ndërkaq nga muaji janar i vitit 2025 do të rriten për 20 për qind pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK’së, viktimat e dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”, tha Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy