Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur aksionin në veri të vendit, ku u sekuestruan armë dhe pajisje për trazira si dhe pajisje për prodhimin e jashtëligjshëm të kriptovalutave.

Sipas ministrit, ky operacion është një dëshmi e mëtejshme se lista e kriminelëve dhe terroristëve që gjejnë strehim në Serbi po zgjerohet

“Mirëpres aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veriun tonë, që rezultoi me sekuestrimin e armatimit të shumtë e të ndryshëm, të pajisjeve për trazira dhe të pajisjeve për prodhimin e jashtëligjshëm të kriptovalutave, duke parandaluar kështu sulme të mundshme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve apo institucioneve tona. Ky është një rast shtesë që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi,” tha Sveçla

Ai theksoi se lufta kundër terrorizmit po vazhdon pa ndërprerje dhe se Kosova nuk do të lejojë që territori i saj të bëhet strehë për kriminelët.

“Vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve dhe terroristëve që cënojnë sigurinë e qytetarëve, zyrtarëve apo institucioneve tona,” shkroi ministri në një postim në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy