U raportua se ‘Grupi i Deçanit’ ka propozuar ngritjen e një kryqi të madh në Podujevë në lartësi prej 70 metrash.Në njoftimin e tyre thuhet që ky simbol do të përfaqësonte “një kryq dhe një shpatë” si homazh për Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Sipas tyre, përballë këtij simboli do të vendosej edhe truproja e Zojës së Llapit.
Por ndaj këtij propozimi që del të jetë bërë nga individ, ka reguar një nga themeluesit e “Lëvizjes së Deçanit“, veprimtari dhe bashkëluftëtari i Sali Çekajt, z. Saim Tahiraj, i cili i ka quajtur matrapaz dhe dështak dhe propozimin e tyre si qëllim për ta dëmtuar misionin kombëtar të Lëvizjes së Deçanit.
Saim Tahiraj
Ky është reagimi i z.Tahiraj
Kush janë këta matrapaz, dështak në ngjarjet e rëndësishme të historisë më të re të Kosovës që marrin guximin të thirren në emër të Grupit të Deçanit? Dalin pa fie turpi me propozime në emër të Grupit të Deçanit! Mos u fshihni pas Grupit të Deçanit po dilni në emrin tuaj dhe organizatave tuaja. Kush janë dhe kujt i shërbejnë disa portale dhe televizione të cilat shërbehen me gënjeshtra dhe dezinformojnë opinionin për Grupin e Deçanit? Grupi i Deçanit është unik dhe është pjesë përbërse e bërthamës së „Lëvizjes së Deçanit“ e cila ka një zyre legale në Prishtinë. Askush nuk e ka të drejtën të flas në emër të Grupit të Deçanit përpos anëtarët që e përbëjnë këtë grup. Gjithashtu askush nuk e ka të drejtën të jap deklarata dhe propozime në emër të „Lëvizjes së Deçanit“ pa autorizimin e Zyres së saj që është në Prishtin. Të gjitha këto deklarata dhe propozime që dalin nga individ karrierist dhe të pandërgjegjshëm, portale dhe televizione që i shfrytzojnë ato për ta dezinformuar opinionin, kan të vetmin qëllim,ta dëmtojnë autoritetin e „Lëvizjes së Deçanit“. Autoritetin e madh që ka fituar „Lëvizja e Deçanit“ në Kosovë, në Shqipëri, në mbarë trojet shqiptare dhe mërgatë, e ka tmerruar islamin politik radikal, andaj janë hudhur në ofenzivë kundër „Lëvizjes së Deçanit“. Nuk po pyesin për metodat, por po i përdorin edhe ato më të ultatat për ta sulmuar dhe dëmtuar atë. Matrapazët, karrieristët dhe përfituesit,po përpiqën që me paraqitjet e tyre publike, nëpër portale dhe televizione që janë në shërbim të islamit politik radikal, të përfitojnë nga autoriteti i madh që gëzon „Lëvizja e Deçanit“. Të tillët janë bërë krah i fuqishëm i islamit politik radikal. „Lëvizja e Deçanit“ do vazhdoj e palëkundur nė misionin e saj historik në mbrojten e vlerave më fundamentale të shqiptarizmës, duke u bazuar fuqishëm në deklaratën e saj. I paralajmëroj të gjithë ata matrapaz, karrierist dhe përfitues, të gjitha ato portale, media dhe televizione që t’i ndërpresin dezinformimet në emër dhe për „Lëvizjen e Deçanit“. Nese nuk ndalen do t’i ndjekim rrugët ligjore për t’i ndalur.